Myftinia e Tetovës pranë Bashkësisë Fetare Islame ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Në një komunikatë nga Myftinia thonë se deklaratat e atilla janë bërë të zakonshme, pavarësisht se vijnë nga drejtime të ndryshme, sipas tyre, kanë një qëllim të caktuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Myftinia e Tetovës thotë se në kohën e Sulejman Rexhepit janë ndërtuar pesë medrese dhe Fakulteti i Shkencave Islame dhe se këto siç i quajnë suksese, pa përpjekjet e Rexhepit do të mbeteshin vetëm ide.
“I nderuari Muhamed Zekiri dhe udhëheqësi e LSDM-së në krye me Zoran Zaev, shteti evropian nuk formohet me kësi lloj të përgjegjësive, deklaratave dhe shpifjeve. Shteti i Maqedonisë deri tash ka uzurpuar tokat (vakëfet) që kanë qenë pronë e BFI-së, nuk ka lejuar (edhe sot nuk lejon) ndërtimin e xhamive, përkundrazi xhamitë janë që ndërtuar nga populli janë llogaritur fatkeqësisht “ilegale””, thonë nga Myftinia e Tetovës.
Ata në fund shtojnë se “akuzat dhe shpifjet në drejtim të Sulejman Rexhepit do ta forcojnë unitetin, jo vetëm të nënpunësve të BFI-së, por edhe gjithë muslimanëve në Maqedoni”./Telegrafi/