Site icon Telegrafi

Myfarete Laze jep versionin e saj për Parashqevi Simakun, dashnore e sigurimit?

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze, i është përgjigjur Gjergj Lekës, për deklaratën e tij se disa këngëtare të njohura si Parashqevi Simaku apo Lindita Theodhori, kanë qenë dashnore të Sigurimit të Shtetit.

Ajo thotë se këto janë fantazi të tij dhe se asgjë nuk ka të vërtetë në lidhje me këto pohime të kantautorit Leka.

“Po kush është Gjergj Leka që të japë këto vlerësime për këngëtaret si Parashqevia apo Lindita? Është gjë kritik muzike, çfarë veprash ka bërë Gjergji që të mbahet mend? Çfarë çmimesh ka Gjergji vetë? Kush është ai, Çesk Zadeja, Tish Daija, Limos Dizdari, Aleksandër Lalo, Agim Krajka etj, që ishin dhe kritikët dhe krijuesit e muzikës shqiptare. Me gjithë respektin që kam për familjen e Gjergjit, që e kam adhuruar, nësi ai nuk qendron dot në skenë me vlerat e tij artistike, mos të krijojë skupe”, shprehet ajo për Panorama.

Exit mobile version