Sigal Prishtina e fitoi edhe një trofe të Kupës së Kosovës në basketboll, pas triumfit kundër Pejës në finalen e zhvilluar në Mitrovicë.
Lojtari që u veçua për paraqitjen e tij në finale ishte Drilon Hajrizi.
Basketbollisti i skuadrës kryeqytetase u shpall MVP dhe ishte më i dalluari në fushë, me 17 pikë të shënuara.
Pas takimit ndaj Pejës, ai u tregua i kënaqur me suksesin e arritur nga ekipi i tij.
Hajrizi deklaroi se Prishtina tregoi karakter dhe arriti të kthehej për të fituar, ndërsa basketbollistët e ndihmuan njëri tjetrin në parket. /Telegrafi/