Kohë më parë ishte raportuar që qëllimi i Turismo Veloce ka qenë që me motoçikletë të përshkohen 11 shtet dhe atë brenda 24 orëve.
E këtë javë Valerio Boni ka arritur ta realizojë këtë mision, dhe me MV Agusta të futet në librin e rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.
Rrugëtimin e tij e filloi nga Suedia, duke kaluar përmes Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Francës, Zvicrës, Lihtenshatjnit dhe Austrisë – që në fund të përfundonte në portën me MV Agusta në brigjet e Varrezes në Itali.
Kur Boni e mbushi motoçikletën me benzinë në një pompë të derivateve në Malmo, përshkoi disa kilometra duke kaluar në Danimarkë dhe më pas të niset drejt jugut për të testuar performancat e Turismo Veloce.
Pas startit të lehtë, shirat e rrëmbyeshëm e përcollën shoferin gjatë pjesës më të madhe të Evropës qendrore. Në Holandë është dashur të ngadalësojë ritmin, gjë që ka vënë në pikëpyetje rekordin e synuar.
Në fund, Boni arrit në vijën e finishit në Shiran – duke përshkuar në total 2.003 kilometra. /Telegrafi/