Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare tashmë ka nisur punën për albumin e ri, i cili do të jetë krejtësisht ndryshe prej të parit.
Fama e madhe e bukuroshes sonë ka bërë që shumë muze të shfaqin interesim që të kenë figurën e saj prej dylli.
Zeshkania tashmë është bërë me një të tillë edhe në Amsterdam, ku muzeu “Madame Tussaud” ka zbuluar figurën e 23-vjeçares.
” Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.
Ndryshe, Lipa ka figurën e saj prej dylli edhe në muzeun Madame Tussaud të kryeqytetit britanik, Londër. /Telegrafi/