Site icon Telegrafi

Muzeu “Besa” për historinë e shpëtimit të hebrenjtëve, Rama: Destinacion i ri për t’u njohur me këtë faqe të lavdishme të shqiptarëve

Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, që i kushton rëndësi historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se muzu nuk do të ekspozojë vetëm imazhe filmike por do të jetë një destinacion për të gjithë atë që duan të informohen më shumë mbi këtë fakt historik.

Muzeu do të vendoset në një nga shtëpitë e vjetra karakteristike të Tiranës brenda mureve të kalasë.

“Nëse në rastin e Vlorës, kemi një muze të hebrenjve. Këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej. Të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik dhe një hapësire moderne që do ta konceptojnë arkitektët”, tha Rama.

“Muzeu do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës dhe e artit dhe e librit hebraik për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve por edhe për të rinjtë dhe punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet e historisë së shtetit të Izraelit”, shtoi Rama.

“Shtëpia me sekretet të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e këtij projekti dhe ku na krijohet mundësia që të dokumentojnë dhe arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore që nuk nis me muzeun por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me mirënjohje profesor Shaban Sinanin, shumë i përkushtuar i kësaj historie, autor i disa veprave me shumë rëndësi por edhe të tjerë që janë të lidhur në akademinë tonë të shkencave”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version