Telegrafi

Mustang në tregjet evropiane, Ford publikon çmimet (Foto)

Automjeti ikonë, Mustang, për herë të parë është në dispozicion edhe në tregun evropian.

Nga kompania Ford tashmë janë publikuar edhe çmimet fillestare për dy modelet e Mustang.

Në kontinentin tonë, automjeti do të shitet në dy modele, për dallim nga Amerika ku janë tre versione.

Në Evropë do të shitet versioni EcoBoost dhe modeli me motor 5 l V8, njofton Telegrafi.

Motori më i dobët, EcoBoost 2.3 l me turbo-mbushës, zhvillon 314 KF dhe 433 Nm, ndërsa modeli me motor 5 l ofron 412 KF.

Modeli i parë do të kushtojë 34.000 euro, derisa ai me motorin më të fuqishëm kushton 39.000 euro. Modeli më i shtrenjtë është pa kulm, çmimi i të cilit do të arrijë deri në 43.000 euro. /Telegrafi/