Yjet e Arsenalit kanë prezantuar një uniformë të re për tifozët e tyre.
Shkodran Mustafi, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil kanë prezantuar disa xhemperë për festat e fundvitit.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit londinez që ka publikuar fotot e yjeve të tyre.
Xhemperët me drerë në të dhe me një logo të Arsenalit kanë dalë në shitje për fansat londinez.
Ata mund t’i blejnë nga e gjithë bota për një shumë prej 35 funteve.
Tre lojtarët e Arsenalit, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil edhe pse janë myslimanë të devotshëm atyre nuk iu ka penguar të prezantojnë ‘uniformën’ e festave të fundvitit. /Telegrafi/