Shkodran Mustafi shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit.
Arsene Wenger dje deklaroi se mbrojtësi ka kryer testet mjekësore, por kanë mbetur të rregullohen edhe disa dokumente deri të finalizimi i marrëveshjes.
Nga shitja e Mustafit te Arsenali, do të përfitojë edhe ish skuadra e tij, Sampdoria, nga ku ai i transferua te Valencia.
‘SampNews24’ shkruan se Sampdorias do t’i takojnë 10 për qind e tarifës që Valencia do të përfitojë nga shitja e Mustafit, përcjell Lajmi.net, sipas një klauzole që ishte vendosur mes këtyre dy skuadrave në vitin 2014.
Skuadra italiane do të përfitojë 5 milionë euro nga shitja prej 50 milionë euro e Mustafit.
Madje këto 5 milionë euro, kanë bërë që kaq shumë të vonohet edhe arritja e marrëveshjes mes Arsenalit dhe Valencias, ku këta të fundit kërkonin të të merrnin sa më shumë nga anglezët, duke e ditur se një pjesë e saj i takon Sampdorias.
Mustafi i ishte bashkuar Sampdoras në vitin 2012 nga Evertoni, dhe për skuadrën nga Serie A ka regjistruar 50 paraqitje.