Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Ardita Sinani ka fituar mbështetjen e të gjithë opinionit edhe jashtë kufijve të Preshevës, në Kosovë e Shqipëri.
“Nuk i dihet, ndoshta është hair edhe kjo punë. Dikush merr për të humbur, e dikush bie për t’u ngritë më i fortë se asnjëherë”, ka shkruar ai.
Ardita Sinani u shkarkua sot nga pozita e kryetares së Preshevës.
Ndonëse ajo kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të vizitës në Kosovë, kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Salihu vendosi për mbajtjen e saj.
Në këtë seancë, përveç shkarkimit të Sinanit, kryetar i ri i komunës u zgjodh Shqiprim Arifi.
Sinani akuzoi Arifin dhe Salihun “për puç nga lart” duke kërkuar zgjedhje të reja.