Site icon Telegrafi

Mustafi shënon ndaj Cardiffit pas asistimit të Xhakës, feston me shqiponjë

Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cardiff City në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.

Është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1.

Goli i qendërmbrojtësit shqiptar erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua me kokë pas asistimit perfekt të mesfushorit tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

E veçanta e këtij goli ishte se Mustafi festoi me shqiponjë, duke ndjekur ‘trendin’ e ndeshjeve të botërorit, ku një gjë të tillë e bënë Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xoP64z1JC2w

 

Exit mobile version