Telegrafi

Mustafi i rikthehet ‘incidentit’ me birrën: Unë jam mysliman (Video)

Shkodran Mustafi ka folur edhe njëherë rreth ‘incidentit’ gjatë kohës sa ishte pjesë e Valencias.

Mbrojtësi kishte refuzuar të jap intervistë në një tavolinë që reklamohej birra dhe kjo kishte shkaktuar shumë debat.

Por, Mustafi ka thënë se të qenit njeri që i takon religjionit islam është më e rëndësishme se çdo gjë në jetë për reprezentuesin gjerman, transmeton Telegrafi.

“Në mënyrë intensive e studioj Kuranin por, edhe religjionet të tjera. Por, Kur’ani dhe profetët janë më afër meje, andaj shkoj edhe në xhami për lutje. Religjioni im më ka ndihmuar shumë në karrierën time”

“Feja do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time. Ajo shumë më ndihmon”, tha ndër të tjerash Mustafi. /Telegrafi/