Telegrafi

Mustafi nuk ka fjalë pas fitores ndaj Chelseat (Foto)

Shkodran Mustafi është shprehur pas fitores ndaj Chelseat.

Arsenali ka fituar fitore shumë të rëndësishme dhe të thellë në derbin e Londrës ndaj Chelseat.

Djelmoshat e Arsene Wenger fituan 3-0 ndaj atyre të Antonio Contes dhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi luajti plot 90 minuta, ku pati paraqitje brilante dhe u vlerësua nga të gjithë.

Lexo po ashtu Arsenal 3-0 Chelsea, notat e lojtarëve, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi (Foto)

Mustafi pas ndeshjes ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’ për tu shprehur në lidhje me fitoren.

“Asgjë më shumë për të thënë”, ka shkruar Mustafi në profilin e tij, ku në fotografi shihet së bashku me Granit Xhakën, Mesut Ozilin dhe Lucas Perezin. /Telegrafi/