Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Mancehster Unitedit.
Në takimin e luajtur në stadiumin Old Trafford nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili vazhdon të mahnitë të gjithë me paraqitjet e mira.
24-vjeçari nuk ka humbur as edhe një ndeshje me Topçinjtë, duke u konsideruar kështu nga tifozët si lojtari fatsjellës.
Me këtë rast mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë është në ndjekje të rekordit të Bacary Sagnas, ku francezi nuk kishte shijuar humbjen në 17 ndeshjet e para me klubin londinez.
Mustafi u transferua te Arsenali gjatë verës nga Valencia. /Telegrafi/