Shkodran Mustafi i është gëzuar triumfit në Kupën FA.
Arsenali mposhti Chelsean në finalen e Kupës FA me rezultat 2-1.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mustafi, nuk mundi të luaj këtë ndeshje pas një tronditje që e ka lënë jashtë fushe qe disa javë.
Megjithatë, Mustafi i është gëzuar këtij trofeu sikurse çdo futbollist tjetër i Arsenalit dhe këtë e ka treguar me anë të një postim në rrjetet sociale.
“Urra, Topçinjtë fitues të Kupës FA 2017”, ka shkruar fillimisht Mustafi në Facebook.
“Paraqitje brilante nga të gjithë”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/