Midis shumë emrave që janë lakuar për të qenë pjesë e Kombëtares është edhe Shkodran Mustafi, autori i golit të parë të Gjermanisë në Francë 2016 ndaj Ukrainës.
Duka ka zbuluar se Mustafi është treguar i gatshëm në një moment, por u tërhoq pas përfshirjes me Gjermaninë në Botëror.
“Po është e vërtetë. Mustafi i ka thënë De Biasit që nëse nuk shkon në Botëror do të vijë të luajë te Shqipëria. Por ai shkoi dhe nuk erdhi te ne”, ka thënë Duka.
Ai shkoi në atë vit në Kampionatin Botëror në Brazil ku u shpall kampion.