Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ende mund të kërkojë një largim nga Arsenali këtë muaj.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Mustafi mund të braktisë Arsenalin këtë muaj – përkundër dëmtimit të Calum Chambers.
Reprezentuesi gjerman sapo ka ndryshuar agjentin dhe ata kanë dëshirë të provojnë vendosmërinë e Topçinjve për të mbajtur në mbrojtje 27-vjeçarin.
Përfaqësuesit e mbrojtësit shqiptar po bëjnë presion për një takim me hierarkinë e klubit pasi klienti i tyre ka pasur pak kohë ndeshjesh këtë sezon.
Mustafi është paraqitur në vetëm tri ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe agjentët e tij duan garanci për paraqitje më të shpeshta ose largim.
Dhe përkundër dëmtimit të Chambers – Mustafi, i cili ishte zëvendësues gjatë humbjes ndaj Chelseat, nuk ka gjasa që të mbetet në Emirates. /Telegrafi/