Telegrafi

Mustafi drejt rikthimit në Itali, Napoli fillon negociatat me Arsenalin

Shkodran Mustafi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.

Por në skenë ka dalë skuadra italiane Napoli, që po tenton rikthimin e Mustafit në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Napolit janë futur në bisedime me ata të Arsenalit për Mustafin.

Shkodran Mustafi . (Photo by Andrew Boyers/Pool via Getty Images)

Arsenali e vlerëson rreth 10 milionë euro shqiptarin, shumë që për Napolin nuk përbënë problem.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit, pasi Mustafi fiton 4,5 milionë euro në vit te Arsenali.

Napoli nuk është në gjendje ta paguajë këtë shumë dhe ka kërkuar nga Mustafi t’i ulë kërkesat financiare.

Gjithsesi në rast transferimit të shqiptarit, atëherë Mustafi do të gjente atë edhe bashkëkombësit e tij si Amir Rrahmanin dhe Elseid Hysajn. /Telegrafi/