Telegrafi

Mustafi drejt kthimit në Itali

(Foto: Instagram/shkodranmustafi)

Shkodran Mustafi është pranë që të kthehet në Itali te skuadra e Torinos.

Skuadra e Serie A planifikon të përforcohet në mbrojtje, ndërsa qendërmbrojtësi shqiptar është në planet e këtij klubi.

Pas sezonit të kaluar te Schalke, Mustafi është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet klubit italian – njofton Gianluca Di Marzio.

Kampioni i botës ka luajtur në Itali te Sampdoria gjatë viteve 2012-2014 dhe më pas u transferua te Valencia. Nga ku në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit dhe qëndroi në Emirates deri në vitin 2021.

Babai i Mustafit ndodhet në Torino për ta finalizuar marrëveshjen dhe më pas lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruaje kontratën. /Telegrafi/