Telegrafi

Mustafi dhe Xhaka reagojnë me plot gëzim në rrjetet sociale pas fitores ndaj Tottenhamit (Foto)

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Shkodran Mustafi of Arsenal and Christian Eriksen of Tottenham Hotspur in action during the Premier League match between Arsenal and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on November 18, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Arsenali fitoi ndaj Tottenhamit me rezultat 0-2 në Ligën Premier.

Golat u shënuan nga Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez.

Por, paraqitje të mirë në këtë takim bëri edhe Granit Xhaka, i cili luajti në mënyrë fantastike ashtu si Mustafi gjatë gjithë takimit.

“Çfarë ndeshje dhe rezultat i mrekullueshëm – me mire se kaq nuk mund të shkojë, punë e mirë nga të gjithë sidomos nga tifozët tanë fantastik”, ka shkruar Xhaka pas ndeshjes në Instagram.

“Londra Veriore është e kuqe. Paraqitje e mrekullueshme nga të gjithë ne. Mendoj se kjo është ajo që të gjithë e quajmë një rikthim të suksesshëm”, shkroi Mustafi.

Ndeshja e ardhshme e Topcinjëve është ndaj Burnleyt dhe natyrisht që dyshja shqiptare pritet të luajnë nga minuta e parë.

Ky ishte goli i tretë i Mustafit me fanellën e Arsenalit. /Telegrafi/