Telegrafi

Mustafi dhe Ozil drejt largimit nga Arsenali

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Arsenali është duke menduar për disa largime nga skuadra dhe reprezentuesit gjerman, Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil duket se janë kësaj rruge.

Klubi londinez ka emëruar para disa ditës spanjollin Mikel Arteta në krye të shtabit teknik në vend të Unai Emery të shkarkuar.

Arteta tani ka filluar planet për rindërtimin e Arsenalit të tij dhe përveç afrimeve, ai pritet të bëjë edhe disa largime të rëndësishme.

Lexo po ashtu Ozil pritet të largohet në janar nga Arsenali

Sipas faqes angleze Football London, dyshja Ozil dhe Mustafi mund të largohen nga klubi në afatin e janarit.

Dyshja janë lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga veriu i Londrës, dhe më në fund mund të bëjnë lëvizjen e tyre.

Lexo po ashtu Mustafi afër rikthimit në Serie A

Për Ozilin interesim të madh ka nga klubet e mëdha turke, ku Fenerbahce duket se është në ‘pole-position’.

Ndërsa, për mbrojtësin shqiptar destinacion i mundshëm duket Serie A ose Bundesliga. /Telegrafi/