Telegrafi

Mustafi beson se Perez do të jetë i suksesshëm te Arsenali

Shkodran Mustafi ka folur rreth Lucas Perez dhe ka thënë se spanjolli ka të gjitha që i duhen një sulmuesi për të qenë i suksesshëm.

Mbrojtësi shqiptar beson se Perez do t’i ndihmon shumë Topçinjve, pasi ai është një lojtar që shënon dhe krijon shumë.

“Është e papërshtatshme të luash kundër tij. Ai është një sulmues i mirë dhe ka të gjitha karakteristikat që i duhen një sulmuesi”.

“Ai nuk vrapon vetëm nëpër fushë dhe nuk pret që dikush t’i jep një pasim që ai të shënon. Perez punon shumë për ekipin, po ashtu krijon shumë shanse”.

“Ai është në vendin dhe kohën e duhur, këtë e ka treguar edhe sezonin e kaluar në La Liga. Kam luajtur atje për dy vite dhe e di që nuk është lehtë të shënosh gola, pasi ka mbrojtës shumë të mira”.

“Mendoj se ai do ta ndihmon ekipin shumë”, ka thënë Mustafi për faqen zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/