Telegrafi

Mustafi: Arteta flet për gjëra që nuk i kam dëgjuar kurrë më parë

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thurë lavdërime për menaxherin e tij, Mikel Arteta.

Mustafi ishte afër largimit nga Emirates pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, por gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Artetas.

Spanjolli i dha edhe një ndeshje tjetër si titullar dhe shqiptari ka filluar ta shpaguaj këtë besim, ndërsa nuk munguan fjalët e mira për trajnerin aktual.

Lexo po ashtu Mustafi shqyrton të ardhmen e tij te Arsenali

“Edhe pse kam luajtur për shumë vite, po mësoj shumë nga Mikel”, ka thënë fillimisht Mustafi.

“Ai flet për gjëra që nuk i kam dëgjuar më parë – gjëra të thjeshta, por gjëra që duhet të mbani mend”.

“Futbolli është kaq i shpejtë dhe kaq i ndërlikuar këto ditë. Ka aq shumë sende sa duhet të mendosh se ndonjëherë filloni të harroni gjërat e thjeshta”.

Lexo po ashtu Arteta me fjalë të mëdha për Mustafin: Ka guxim të madh

“Mikel po i rikthen gjërat në themel. Ende na duhet të punojmë në to shumë sepse ende e ndërlikojmë shumë jetën tonë”.

“Unë mendoj se ai ka pasur një ndikim shumë të mirë në ekip”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/