Site icon Telegrafi

Mustafa vlerëson lartë performancën e artistëve në Vatikan (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ndihet krenarë pas performimit të artistëve shqiptar në Romë.

Sonte në bazilikën e Vatikanit është mbajtur një koncert para shënjtërimit të Nënë Terezës, ku kanë performuar Rita Ora, Shkelzen Doli, Inva Mula dhe shumë artistë tjerë shqiptarë.

“Sonte në Romë artistë shqiptarë me famë botërore dhe Filharmonija e Kosovës na bënë krenar”, shkruan kryeministri në faqën e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Mustafës, performanca e tyre brilante i ridëshmoi botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë

Me performancën e tyre brilante i ridëshmuam botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë.

“Ky vit, i shpallur si viti i Nënës Terezë nga Qeveria e Kosovës, na ka sjellë shumë mbarësi, i cili do të kulmojë nesër me shenjtërimin e Nënës Terezë”, shkroi Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version