Site icon Telegrafi

Mustafa, Veseli, Ymeri e Krasniqi sot ulen së bashku në një tavolinë?

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GJSP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) sot organizojnë tryezë diskutimi me temën “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?”, ku panelistë të ftuar janë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismë-s për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Marrë parasysh situatën e tendosur mes opozitës dhe partnerëve të koalicionit qeveritar, afrimi në një tavolinë i këtyre eksponentëve të rëndësishëm në politikën kosovare për këtë kohë duket jo aq i zakonshëm.

GSJP dhe PIPS nëpërmjet kësaj tryeze mëtojnë që të vënë në diskutim rëndësinë që MSA do të ketë për të ardhmen e Kosovës, si dhe të njohin sfidat nga perspektiva e liderëve politik, me të cilat Kosova duhet përgatitur që të përballet.

Exit mobile version