Telegrafi

Mustafa: Vala duhet të privatizohet në vitin 2017

Drejtori i Telekomit, Agron Mustafa, i ftuar në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, ka thënë se procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës duhet të ndodh.

“Qëllimi final duhet të jetë privatizimi i Telekomit. Besoj në procesin dhe duhet të ndodh. Por, jo para vitit 2017 sepse viti 2016 duhet të jetë stabilitetit dhe realizimi i shumë projekteve, ka thënë ai.

“Sot jemi konkurrent, Parlamenti evropian ka marrë vendime për heqjen e dyfishtë të Romingu-t. Jemi të parët në regjion që kemi filluar me 4g”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ka qenë e vështirë që të paguajnë 80 cent për një minut kur atyre i u është dashur të shkojnë në Shqipëri.

“ E them me shumë keqardhje se Vala ka qenë në rrënim e sipër”, tha Mustafa.

Ai tha se njerëzit po i kthehen fuqishëm Vala-s.