Site icon Telegrafi

Mustafa uron besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Bajramit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në urimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë ditë shumë të veçantë, kam kënaqësinë të ju uroj Festën e Kurban Bajramit dhe ju dëshiroj gjitha të mirat. Kjo festë duke e gërshetuar gatishmërinë për sakrificë dhe solidaritetin në të mirë të njerëzores, fisnikëron ndjenjën për të bërë mirë dhe lartëson  përgjegjësinë e ndërsjellë për të punuar me tolerancë të gjithë së bashku pa dallime”.

Kryeministri më tej shton se festa e Kurban Bajramit e gjen shoqërinë tonë në përpjekje e sipër për të zhvilluar e forcuar rrugëtimin tonë, për zhvillim, paqe dhe integrime euroatlantike, tashmë të dëshmuar si të drejtë e të dobishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj pandalshëm angazhimin për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të dëshmuara për të mirën e lirisë, barazisë dhe tolerancës për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thotë Mustafa në mesazhin e urimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version