Kryeministri i vendit Isa Mustafa bashkë me komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo, kanë përuruar urën mbi lumin Bistricë.
Ndërkohë, mbi 100 serbë ende po qëndrojnë në bllokadën e tyre në fshatin Rudar, kjo pasi ata mendojnë që kryeministri i vendit do të kalonte nga ajo rrugë.
Mirëpo, burime të Telegrafit bëjnë të ditur që Isa Mustafa me ekipin e tij i ka rënë rrugës nga fshati Bistricë.
Ndryshe, kjo urë do të lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit./Telegrafi/