Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të Ferizajt.
Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Mustafa falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi për punën që po bëjnë, të cilët njihen si personat e parë që informohen për të gjitha problematikat e komuniteteve të tyre.
Ministri në këtë takim foli për sigurinë në shkolla, sigurinë në trafik dhe çështjen e radikalizmit”, thuhet në njoftimin për media.
Ai tha se Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi kanë një rëndësi thelbësore në mbarëvajtjen e sigurisë në përgjithësi. Ai tha se MPB po bën përpjekje të shumta që tëqë të rritjet edhe më tej siguria, në mënyrë që qytetarët të jetojnë dhe veprojmë pa pasur ndjenjën se po ju cenohet siguria e tyre.
“Ngritja e sigurisë në shkolla mbetet një sfidë, prandaj kërkoj bashkëpunim të ngushtë me mes të prindërve, stafit arsimor dhe policisë, në mënyrë që të parandalohet çfarëdo lloj incidenti”, theksoi ministri Mustafa.
Theks i veçante i këtij takimi ishte angazhimi i MPB-së në ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke marrë për bazë numrin e shtuar të aksidenteve kohëve të fundit.
“Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi që ngritët vetëdijesimi i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, theksoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë është kryesisht e qetë.
Ai tha se Komuna e Ferizajt ka mekanizma funksionalë të sigurisë dhe se ka një bashkëpunim të mirë me organet e sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet më tej në njoftimin për media.
Takimi me KKSB-të ndihmon në identifikimin e problematikave të cilët janë shqetësuese për komunitetin dhe ky komunikim mes nivelit qendror dhe lokal identifikon dhe jep zgjidhje të probleme të ndryshme. /Telegrafi/