Site icon Telegrafi

Mustafa: T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, thotë se Kosova e bëri atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë pas shumë vitesh pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike.

“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë”.

“Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim”.

“T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik. Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!”, shkruan Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version