Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ku pritet të fitojë filmi kosovo-britanik “SHOK”.
Teksa po numërojmë orët e fundit përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, kemi arsye të ndjehemi krenarë që artistët tanë trajtohen si konkurrentë të denjë. Filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar”, ka shkruar kryeministri i vendit në Facebook, duke shtuar se “SHOK” është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë.
Ai ka thënë se duhet t’i gëzohemi këtij suksesi të jashtëzakonshëm.
“Të lutemi për Oscar-in e parë të Kosovës”, ka përfunduar Mustafa.