Telegrafi

Mustafa: Do të ftojë ekspertët e opozitës dhe shoqërisë civile për matje të territorit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret që shumë shpejt ministrat serbë të kthehen në qeveri, e po ashtu edhe të emërohen ministrat në ministritë, të cilat tashmë po udhëhiqen nga ushtrues detyre.

Ndërsa sa i përket iniciativave konkrete për matje të territorit të Kosovës, Mustafa tha se do t’i bëjë ftesë opozitës e shoqërisë civile që të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja dhe të shihet se ka humbur apo jo Kosova territor me Malin e Zi.

“Unë do tu dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit, që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës. Nëse vijmë në konstatim se është territori, atëherë mbetet vetëm çështje e tekeve politike. Por nuk kemi arsye ta pengojmë procesin e liberalizimit të vizave”. /kp/