Telegrafi

Mustafa takon kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.

Siç njofton LDK, gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend.

Kryetari Mustafa e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BE-ja Kosovës dhe veçanërisht për mbështetjen e EPP-së për LDK-në.

Ndërsa, David McAllister e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtet-formimit të Kosovës.

McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së.

Në takim, kryetari Mustafa u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, anëtarja e kryesisë Vlora Dumoshi, deputetja Vjosa Osmani dhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.