Telegrafi

Mustafa: Do ta kemi Ushtrinë, kemi përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka treguar nëse Kosova do të ketë ushtrinë këtë vit, por thotë se po punojnë dhe tani do të fokusohen në këtë çështje dhe anëtarësimin në NATO.

Për krijimin e ushtrisë Mustafa thotë se kanë përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Mendoj që do ta kemi ushtrinë. Do të punojmë sepse vetë fakti që ne po marrim përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar edhe nga Bashkimi Europian edhe nga SHBA-të për reformat thelbësore të cilat ne po i bëjmë me të ne po sigurojmë komunitetin ndërkombëtar që ne mund të menaxhojmë me të gjitha strukturat duke përfshi edhe të drejtën tonë që të kemi ushtrinë tonë. Kemi përkrahjen e SHBA-së, kemi përkrahjen e BE-së dhe do ta bëjmë ushtrinë dhe do të punojmë. Do të fokusohemi që të kemi ushtrinë dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, tha Mustafa për RTK-në.