Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sonte nuk ka fitues, pasi që sipas tij procesi ende nuk ka përfunduar.
“Mbetet që pasi të përfundojë procesi të përcaktohet fituesi. Sonte nuk ka fitues, sepse rezultati është tepër i afërt. Rezultati është ky që është, ne do të presim që ai të përfundoj dhe pastaj ta kemi rezultatin e qartë”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq deputeti Armend Zemaj është shprehur i bindur se Haki Rugova do të jetë fitues.
Zemaj shtoi se ka pasur disa gabime teknike. “Votat janë duke u numërua, ka gabime teknike dhe sigurt që Haki Rugova është përpara”, tha Zemaj. /Telegrafi/