Site icon Telegrafi

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Donika Gërvalles

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se si LDK nuk kanë ndonjë koment negativ për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale.

Mustafa po ashtu shtoi se ai personalisht nuk ka asnjë vërejtje për figurën e ministres Gërvalla, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket figurës së Donika Gërvallës, unë personalisht nuk kam asnjë vërejtje për figurën e saj, për historinë e saj, për profesionalizmin e saj. Kurse, si LDK nuk kemi pasur ndonjë koment negativ për deklaratat e saj”, ka pohuar Mustafa në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ndryshe, disa deklarata të mëhershme të ministres Gërvalla për Gjykatën Speciale kanë nxitur debat të madh në vend, ku edhe është kërkuar edhe dorëheqja e kryediplomates. /Telegrafi/

Exit mobile version