Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-Presidentin e Kosovës në përvjetorin e vdekjes së tij, duket thënë se kujtimi dhe nderimi për arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova do të jetë i përjetshëm.
Mustafa ka munguar në homazhet dhe akademinë përkujtimore për Rugovën, megjithatë ka nëpërmjet Facebook-ut, ka shkruar se i përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova!
Sot shënohet 12 vjetori i vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Ibrahim Rugova më 23 dhjetor të vitit 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë. /Telegrafi/