Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u prit nga Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën.
Takimi me Presidentin Obama u bë pas pritjes e organizuar nga Presidenti i SHBA, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në New York, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas kësaj pritjeje, kryeministri Mustafa ka bërë një postim në facebook, përmes të cilit ja falënderuar SHBA-të dhe Presidentin Obama.
“Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.
Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/