Telegrafi

Mustafa i përgjigjet Tërmkollit pasi e quajti ministër të Rrahman Morinës

Kreu i LDK-së Isa Mustafa i cili sot u zgjodh për herë të tretë në krye të partisë, ka komentuar deklaratat e deputetes, Melihate Termkolli, pasi kjo e fundit e quajti ministër të Rrahman Morinës.

Mustafa ka thënë se, Termkolli mundet me fole vetëm për ndonjë telefonatë me Rrahman Morinën.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse i ka mbetë ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa.

Tërmkolli ka thënë se një Kuvendi i tillë Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste, duke theksuar se delegatët janë kushtëzuar me vende të punës dhe më gjera tjera.

E për deklaratat e Sejdiut, Mustafa ka thënë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kam biseduar me Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kam thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas përfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit.  Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Mustafa.

Kuvendin Zgjedhor përveç Melihate Termkollit e kishte lëshuar edhe Fatmir Sejdiu.

E lajmin për rizgjedhjen e Mustafës, nuk e ka pritur mirë, delegati i LDK-së,  ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Shpejtim Bulliqi.

Ai sot  ka dhënë dorëheqja nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi tha për Telegrafin se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kuvendin Zgjedhor të partisë./Telegrafi/