Telegrafi

Mustafa i përgjigjet Ramadanit dhe Tahirit: Jeni rendit si fishekët për ta mbrojtur Qeverinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur dy anëtarëve të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Haradinaj, të cilët reaguan ndaj një postimi të kreut të LDK-së, përmes të cilit ky u fundit kritikoi Qeverinë Haradinaj për numrin e madh të këshilltarëve dhe zëvendësministrave.

Ndaj, kritikave të Mustafës reaguan zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani dhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, të cilët ia numëruan Mustafës sukseset e Qeverisë aktuale dhe kritikuan ish-kryeministrin Mustafa për mungesën e guximit për marrjen e vendimeve të mëdha.

Mustafa duke polemizuar me Ramadanin e Tahirin, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së”.

Postimi i plotë i Mustafës:

Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim

Për një gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta! IM”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/

Lexo po ashtu Isa Mustafa tregon sa këshilltarë kishte kur ai ishte Kryeministër
Lexo po ashtu Ramadani: Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për këshillat e Mustafës
Lexo po ashtu Tahiri i reagon Mustafës: Qeveria Haradinaj ka shumë këshilltarë e zëvendësministra, por e ka edhe guximin për vendimmarrje