Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, njëherësh edhe zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot bëri të ditur se mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës dhe lidhur me këtë tashmë përgjegjës është Kryesia e Kuvendit.
Mustafa këto komente i bëri në një konferencë për media lidhur me gjendjen në sektorin e bujqësisë pas paraqitjes së coronavirusit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe kjo parti, tha se është një vendim politik që është marrë në Kryesinë e LDK-së.
“Ky është vendim politik që është marrë në Kryesi të LDK-së… Mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës është Kryesia e Kuvendit”, tha Mustafa. /Telegrafi/