Ministri në detyrë i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar se janë paguar mbi 20 milionë euro subvencione gjatë katër ditëve të kaluara.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se janë paguar subvencione për rreth 17 mijë fermerë.
“Këto 4 ditë kemi paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë! Nesër do të takoj fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdoj deri në pikën e fundit”, shkruan Mustafa në Facebook. /Telegrafi/