Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se presidenti amerikan në largim Barack Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.
Ai tha gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kosova pati përkrahje permanente dhe populli i Kosovës thelloi respektin për SHBA-të.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:
“Të dashur miq,
Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për festat e fundvitit dhe vitin e ri nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama.
Gjatë vitit të kaluar në Nju Jork, në pritjen e organizuar për liderët botërorë, pata nderin që t’i takoj Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle.
Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.
Gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kosova pati përkrahje permanente dhe populli i Kosovës thelloi respektin për SHBA-të.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
God Bless The USA!”. /Telegrafi/