Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij njoftoi se kanë vendosur të inicojnë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.
Gjatë konferencës për medie Mustafa u pyet nëse për këtë ka diskutuar me partitë e tjera, dhe nëse është konsultuar me presidnetin Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pas konfirmimit të 20 rasteve me vrusin COVID-19.
Mustafa tha se me Thaçin nuk kanë pasur asnjë marrëveshje, por pas postimit të tij të djeshëm, presidneti e ka kontaktuar dhe kanë folur në lidhje me bashkëpunimin e institucioneve në këto kohë të vështira për vendin.
“Sa i përket Thaçit s’kemi pasë asnjë marrëveshje me të. Thaçi më është lajmëruar dje pas postimit në Facebook lidhur me nevojën e bashkëpunimit të institucioneve, me bindjen e tij se e kam kritikuar se s’po merr masa. Unë i thashë se është një opinion i imi, i një kryetari të partisë se kemi përgjegjësi politike dhe unë them se ju të bashkëpunoni me njëri me tjetrin [me Kurtin]”, tha Mustafa. /Telegrafi/