Site icon Telegrafi

Mustafa nuk flet për ndotjen që krijon Ferronikeli

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që bëri sot në Drenas u shpreh i kënaqur me punët që po kryhen në këtë komunë.

Bashkë me kryetarin e kësaj komune ata deklaruan para gazetarëve se çfarë kishin folur gjatë takimit.

Mustafa tha se komuna e Drenasit meriton përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë, ndërsa kryetari i Drenasit Nexhat Demaku, shpreson se kjo përkrahje do të realizohet.

Por, kur u pyetën për problemin më të madh që ka kjo komunë, ndotjen nga Ferronikeli, kryeministri Mustafa nuk dha përgjigje.

Ai, para gazetarëve pranoi se edhe çështja e Ferronikelit ishte temë e diskutimeve, por tha se “jam i bindur që kjo kompani duhet të punoj konform ligjeve dhe rregulloreve që parashihen për mbrojtje të ambientit dhe që kjo barrë të mos i bie komunës së Drenasit”.

Exit mobile version