Telegrafi

Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se ka kërkuar pajtimin e Këshillit të Përgjithshëm për formimin e një koalicioni me AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet jo shumicë.

Por që thotë se nuk do të bisedojnë për konkretizimin e këtij koalicioni, pa u shterë të gjitha rrugët kushtetuese që Lëvizja Vetëvendosje të marrë mandatin si parti e parë.

“Kam kërkuar pajtimin ne parim te Këshillit te Përgjithshëm. Nuk do të bisedoj për konkretizim te koalicionit me asnjë nga subjektet AAK, Nisma, AKR, partitë e komuniteteve jo shumicë, pa u shterë të gjitha rrugët kushtetuese për ta marrë mandatin VV-së, si parti e parë, fituese relative e zgjedhjeve”, u shpreh Mustafa për kp.

Lëvizja Vetëvendosje përkundër dy letrave të presidentit, Hashim Thaçi ku i kërkon mandatarin për kryeministër, ende nuk i ka dërguar mandatarin për shef të ekzekutivit. Edhe pse janë shprehur se në momentin e caktuar do t’i përgjigjen letrave të të parit të shtetit. Derisa njohësit kushtetues janë shprehur se nuk ka afat për një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Vetëvendosje ende pa përgjigje për mandatarin, thotë se do të ketë një përgjigje në përputhje me Kushtetutën

Me inicimin e LDK-së më 25 mars, rreth 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë Kurti.