Site icon Telegrafi

Mustafa njofton përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve për programet mbështetëse të subvencioneve e granteve

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një takim online me përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve, ka diskutuar për gjendjen e këtij sektori dhe sfidat me të cilat ata përballen në veprimtaritë e tyre.

“Angazhimi im është që çdo sektor i bujqësisë ta ketë përkrahjen tonë, për të siguruar që secila veprimtari e juaja të fuqizohet edhe më tej, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë Mustafa.

Me këtë rast, Mustafa i ka njoftuar ata me programet mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.

Gjithashtu, ka theksuar se do të vazhdoj të jetë afër prodhuesve vendor, për t’i tejkaluar së bashku të gjitha sfidat me të cilat ata përballen. /Telegrafi/

Exit mobile version