Site icon Telegrafi

Mustafa në Sofje, merr pjesë në “Forumin Rajonal të Ministrive të Brendshme”

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , me ftesë të Ministrit të Brendshëm Bullgar, Mladen Marinov, po merr pjesë në punimet e “Forumit Rajonal të Ministrive të Brendshme për kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm”, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

“Qëllimi kryesor i Forumit është zgjerimi i bashkëpunimit operacional në kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm, si dhe diskutimi i mundësive për mëshumë aktivitete të përbashkëta në nivel rajonal sa i përket këtij bashkëpunimi.

Me iniciativën e Bullgarisë, në vitin 2016 u krijua një rrjet për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme (NERCISU) me pjesëmarrjen e njësive përkatëse të Ministrive të Punëve të Brendshme të disa vendeve ballkanike. Rrjeti funksionon si një platformë për bashkëpunim aktiv rajonal operacional me linjën 24/7 për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast ministri Mustafa,në diskutimin e tij ofroi bashkëpunimin e plotë të MPB-së së Republikës sëKosovës dhe të gjitha agjencive nën autoritetin e saj, përfshirëedhe Policinë e Kosovës. Ministri Mustafa i bëri thirrje kolegëve tëtij nga vendet e tjera të rajonit, të lënë mënjanëçfarëdo kundërshtimi që mund të ekzistojë ndërmjet si rezultat i qëndrimeve politike dhe pikëpamjeve të ndryshme.

“Duke bashkëpunuar në fushën e sigurisë, ne do të jemi më afër njëri tjetrit edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike ende të pranishme në Evropën Juglindore”, theksoi ministri Mustafa.

Ai mori shembull marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si një frymëzim për bashkëpunim e mundshëm kudo. /Telegrafi/

Exit mobile version