Site icon Telegrafi

Mustafa: Në Kosovë, investimet u rritën për 158 milionë euro

Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në Kosovë janë rritur investimet për 158 milion euro.

“Më shumë rritje ka pasur për pesë muaj se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa në një konferencë për media gjatë prezantimit të të arriturave të Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Mustafa bëri me dije se edhe Fondi për Zhvillim Ekonomik do të funksionalizohet nga 1 janari.

Gjatë kësaj konference Mustafa tha se Qeveria ka si synim kryesor këtë vit rritjen e prodhimtarisë vendore dhe rritje të investimeve të huaja.

Për këtë të fundit, sipas kryeministrit do të procedohet shumë shpejt edhe projektligji për investime strategjike që jep mundësi të ketë kontakte direkte Qeverisë me investitorët. /Telegrafi/

Exit mobile version