Site icon Telegrafi

Mustafa: Në fillim të marsit procedohet Demarkacioni në Kuvend

Kryeministri Isa Mustafa thotë se në fillim të muajit mars do të procedohet në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi. Ai thekson se dy muajt e ardhshëm janë vendimtar për liberalizimin e vizave.

“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. Nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Mustafa për RTK-në.

Exit mobile version